Zëri i Rusisë Me kufizimin e emitenteve dhe marrëveshjen e re në këtë sferë duhet të merren të gjitha vendet, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin me udhëheqjen e Akademisë së Shkencave të Rusisë. Ai kujtoi, se pas disa ditësh do të niset për në Kopenhagen ku do të marrë pjesë në konferencën e OKB-së për ndryshimin e klimës. Medvedievi vuri në dukje, se detyrimet, të cilat Rusia është e gatshme ti marrë përsipër në lidhje me kufizimin e emitenteve, kanë të bëjnë me perspektivat e zhvillimit të ekonomisë.