Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev është i kënaqur nga fakti, se pavarësisht nga kriza ekonomike botërore, qarkullimi i mallrave midis Rusisë dhe Vietnamit gjatë 9 muajve të këtij viti u rrit më shume se 4%. Kryetari i shtetit rus deklaroi për këtë gjatë pritjes në Kremlin të Kryeministrit të Vietnamit Nguen Tang Zung. Vizita e tij, sipas fjalëve të Medvedievit, dëshmon synimin e Hanoit për forcimin e partneritetit të gjithëanshëm strategjik me Moskën.