Zëri i Rusisë Kanadaja dhe Australia mund të bëhen anëtare të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (FVEG), deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Leonid Bohanovskij. Ai theksoi, se një nga detyrat e saj prioritare është zgjerimi i gjeografisë dhe rritja e numrit të anëtarëve. Bohanovskij njoftoi, se negociatat me Otavën dhe Kanberrën janë në zhvillim e sipër. Po rishikohet gjithashtu mundësia e transformit të statusit të Kazakistanit dhe Norvegjisë nga vende vëzhguese që janë aktualisht në anëtare me të drejta të plota të FVEG-së. Aktualisht në këtë organizatë hyjnë 15 vende.