Zëri i Rusisë Gazsjellësi “South Stream” në vitin 2010 mund të marrë statusin e Sistemit Transeuropian (TEN-E), deklaroi Ministri i energjetikës së Federatës Ruse Sergei Shmatko. Sipas fjalëve të tij, gjithashtu, do të vazhdojnë konsultimet me Kroacinë për pjesëmarrjen e saj në këtë projekt. Ai vuri në dukje, se aktualisht, me të gjitha vendet, në territoret e të cilave do të kalojë gazsjellësi,praktikisht u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare. Gazsjellësi “South Stream” duhet të ndjekë itinerarin nga bregdeti i Detit të Zi në Federatën Ruse deri në Bullgari, më tej do të vazhdojë shtirjen e tij deri në Itali dhe Austri.