Zëri i Rusisë Konferenca 2 ditore e OSBE-së për Mesdheun që u hap, të hënën, më 14 dhjetor në Kajro, destinohet të konfirmojë interesimin e kësaj Organizate për aktivizimin e veprimtarisë së vet në këtë rajon me rëndësi strategjike. Një vend të veçantë zunë në këtë Forum çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin dhe rregullimin e konflikteve rajonale si dhe bashkëpunimin në kundërshtimin e terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar. Por a ësht vallë e gatshme OSBE-ja të marrë mbi vete plotfuqishmëritë reale për zgjidhjen e problemeve të Mesdheut? Këtë gjë e vë fort në dyshim vëzhguesi ynë, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Në mometet aktuale OSBE-ja po përjeton krizën më të mprehtë të vetëidentitetit për gjithë kohën e ekzistencës së saj. E krijuar në vitin 1975 në Helsinki si instrument i rëndësishëm i garantimit të sigurisë në Europë dhe rregullimit të bashkëpunimit midis vendeve të kontinentit, OSBE-ja është shndërruar aktualisht në një platformë diskutimesh e debatesh, ndërsa ngandonjëherë bile dhe në instrument të ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve. Aktiviteti i saj ka karakter të përzgjedhur. Duke shpallur paraprakisht mbi shkeljet e demokracisë në Rusi, OSBE-ja mbyll sytë ndaj karakterit skandaloz të votimit në Gjeorgji, ndaj shkeljeve në masë të të drejtave të qytetarëve rusishtfolës në vendet pranë Balltike, ndaj mohimit të të Drejtave Civile serbëve në Kosovë. Kurse Ballkani dhe OSBE-ja janë temë krejtësisht e veçantë. Organizata në fjalë ka vendosur në këtë rajon 7 “misione operative”, por gjatë kësaj praktikisht nuk merr fare pjesë në rregullimin e problemeve më kryesore të tij - kosovar, boshnjak dhe maqedonas. Aktualisht OSBE-ja përpiqet të reanimojë rolin e vet bile jo në Ballkan, por në hapësirën shumë më të gjerë mesdhetare-të mbarsur me koflikte e divergjenca të shumta. Por ky territor tashmë, si i thonë fjalës, është “prashitur” me kohë nga Bashkimi Europian dhe NATO. BE që nga vitin 1992 po realizon intensivisht në jetë “politikën e re mesdhetare”, të bazuar mbi depërtimin ekonomik dhe politik në rajon. SHBA-s disponojnë në rajon e Mesdheut një grupim të fuqishëm ushtarako-detar dhe baza ushtarake të shumta gjatë gjithë perimetrit të tij. Kurse Presidenti Francës Nikola Sarkozi që në korrik të vitit 2008 u bë iniciator i krijimit në kuadrin e BE të Lidhjes Mesdhetare me pjesëmarrjen e 43 shteteve të rajonit. Të gjitha këto do të thonë, se OSBE-së sërish i është përgatitur roli i vëzhgueses pasive, por ndoshta dhe bile i ekzekutueses së bindur të planeve të huaja gjeopolitike, vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me “Zërin e Rusisë” Drejtoresha e Qendrës së studimit të krizës bashkëkohore ballkanike të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Elena Guskova: “Me qëllim që ti japë fund manipulimeve me të drejtën ndërkombëtare, që të mbrojë interesat vetiake, bashkësia botërore duhet të përpunojë, më në fund, kriteret universale. Këto parime duhet të bëhen normë e së drejtës ndërkombëtare për gjithë botën, pavarësisht nga territoret”, shprehet me bindje të plotë Elena Guskova. Ka ardhur koha për europianët që të ndërtojnë sistemin e ri të sigurisë dhe pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha shteteve dhe organizatave.