Zëri i Rusisë Anders Fogh RasmussenSekretarët e përgjithshëm të NATO-s në Moskë janë mysafirë të rrallë. Vizita e Anders Fogh Rasmussenit që filloi të martën është e lidhur me shpresat e radhës. A do të mbeten vallë marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e konfirmimeve formale diplomatike mbi synimet e mira? Apo do të kalojnë, më në fund, në rrafshin, planin e bashkëpunimit real? Këto janë pyetje me përmbajtje thelbësore, aspak formale. Çdo sekretar i ri i Aleancës gjatë hyrjes zyrtare në detyrën e vet pat premtuar: se gjatë drejtimit të tij marrëdhëniet me Rusinë do të kalojnë, patjetër, në sferën e bashkëpunimit strategjik. Dhe çdo herë puna nuk shkonte kurrë më tej shprehjes së synimeve të mira. Por, pavarësisht nga eksese të veçanta, aktualisht arsye për optimizëm palët kanë disi më shumë. Nën dritën e deklaratave të Uashingtonit mbi “riformatimin” Rasmussen filloi të flasë mbi konkretikën. “Ne, - deklaroi ai, - harxhojmë si shumë energji për ato gjëra që ne na ndajnë. Në vend të kësaj ne duhet të përqendrohemi në atë që ne na lidh, na bashkon më shumë”. Në veçanti, në interes reciprok do të ishte, sipas mendimit të tij, bashkimi i sistemeve antiraket të NATO-s, SHBA-s dhe Rusisë. Pra, atë që pat propozuar tashmë që prej shumë kohësh Moska. Kjo gjë po bëhet veçanërisht aktuale në lidhje me përhapjen e pakontrolluar të teknologjive raketore në mbarë botën. Rasmussen u referua tek përvoja e grumbulluar nga palët në çështjet e mbrojtjes nga raketat me rreze të afërt veprimi. “Tani do të duhet të punohet mbi atë që të bashkohet, të konsolidohet kjo përvojë për leverdi reciproke”, mendon ai. Dhe në qoftë se çështja nuk do të zhytet në vorbullën thëthitëse të kotësisë së mbledhjeve pa fund e krye, nxitimit të kotë, atëhere hapi për afrim do të jetë i qenësishëm. Përpjekjet e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm nuk mbetën pa vemendje nga ana e Moskës. Dimitri Rogozin, të cilin pas shpine në Bruksel e nominojnë me nofkën “enfant terrible” (“fëmijë i tmerrshëm”) për shkak të pozitës së tij të rreptë gjatë mbrojtjes së interesave ruse, këto ditë i bëri një kompliment Rasmussenit: “Unë po vërej, - tha ai, - se Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s lufton për kauzën e drejtë. Për mendimin tim, ai e quan sinqerisht Rusinë partnere të rëndësishme dhe merr pjesë personalisht në zgjidhjen e situatave të mbarsura me qorrsokak të plotë”. Temë kryesore në negociatat e tij në Moskë, sipas mendimit unanim, do të bëhet Afganistani. Nëpunësit natovianë i parashtruan mjeteve të informimit masiv katalogun e urimeve e dëshirave të veta të shprehura ndaj Rusisë. Midis tyre figuron transiti i teknikës ushtarake nëpërmjet territorit të saj në lidhje me rritjen e efektivit të trupave të Aleancës. Sepse itinerarët transitë tradicionale që kalojnë nëpër territorin e Pakistait po bëhen gjithnjë e më të cënueshme, më të rrezikshme. Modernizimi i armatimeve të prodhimit sovjetik, që përdoren edhe në Perëndim, edhe nga regjimi i Hamid Karzait. Furnizimet e armëve qitëse dhe aeroplanëve transportues-ushtarakë nga Rusia. Përgatitja dhe instruktimi i specialistëve afganë. Dhe, së fundi, diçka krejtësisht e re, për të cilën njoftoi Agjencia UPI. Kjo është dëshira e shprehur për sigurimin e furnizimit falas të forcave natoviane me naftë dhe gaz rus, ndërsa afganët-me armatime. E gjithë kjo dëshirë e Aleancës do ti kushtonte taksapaguesve rusë miliona dollarë. Me deficitin aktual të buxhetit, ky është një luks i palejueshëm për shtetin rus. Ndërsa motivohet kjo kërkesë me interesimin reciprok për stabilizimin e situatës në Afganistan. Eksperti ynë, profesori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Andrei Zagorskij e konformon plotësisht këtë natyrë të përbashkët të qëllimeve: “Arritja e stabilizimit të situatës në Afganistan është pika e vetme në lidhje me të cilën neve na përkojnë plotësisht interesat. Mbi pjesëmarrjen ushtarake ruse në këtë vend as që mund të bëhet fare fjalë. Ky është pikërisht ai kufi të cilin ne nuk do ta kalojmë kurrë. Ndërsa më tej janë të mundshme variante të ndryshme”, thotë Andrei Zagorskij. Por se për ç’variante konkretisht bëhet fjalë, ai mendon se për këtë mund të shprehet vetëm pas përfundimit të negociatave dhe shpalljes së rezultateve të tyre. Tani për tani, saktësoi Zagorskij, NATO i ka paguar të gjitha furnizimet e realizuara nga pala ruse. Në fakt, nuk duhen pritur ndofarë hopesh, arritjesh të menjëhershme kardiale në marrëdhëniet reciproke. Aleanca, gjë për të cilën dha të kuptohet fare qartë përpara vizitës së vet në Moskë Rasmussen, do të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë në mënyrë të përzgjedhur - vetëm në ato sfera që i interesojnë asaj. Duke injoruar, si dhe më parë, interesat e sigurimit të Rusisë, duke vazhduar zgjerimi e vet në drejtim të Lindjes dhe duke furnizuar me armatime Gjeorgjinë. Në këtë pikë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kopjon si në letër kalkë pozitën e SHBA-s në periudhën e drejtimit të Xhorxh Bushit. Ndërsa vizitorët e sitet tonë kanë mundësi ta vlerësojnë vetë efektivitetin e politikës së gërmimit me gisht të rrushit të thatë nga keku…