Zëri i Rusisë Në Kopehagen ndodhën përleshje midis policisë dhe pjesëmarrësve të një prej aksioneve të protestës kushtuar Konferencës së OKB-së për ndryshimet e klimës, e cila po zhvillohet në këtë qytet. Demonstruesit, të cilët kërkojnë hapjen e kufijve për “refugjatët klimatikë”, ngritën barrikada, kurse më pas u vunë flakën atyre. Policia vuri në përdorim gazin lotësjellës dhe armët e ujit. Të shtunën në Kopenhagen u morrën nën arrest rreth 1300 veta.