Zëri i Rusisë Numri i viktimave të zjarrit që ra natën në të gdhirë të 5 dhjetorit në klubin e natës të qytetit rus Perm arrit në 148 veta. Në spitale e klinika të ndryshme ndodhen të shtruar rreth 80 të dëmtuar me trauma dhe djegie të shkallëve të ndryshme. Ndërkohë u shpall publikisht, se rezultatet paraprake të verifikimit, i cili u bë nga komisioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë, do të bëhen të ditura sot. 4 persona, të cilët kanë gisht në mënyrë të drejtpërdrejtë në tragjedinë që ndodhi me rënien e zjarrit në klub, tashmë janë marrë nën arrest. Javën e kaluar qeveria e qarkut të Permskut dha dorëheqjen e vet në përbërje të plotë. Siç u njoftua, zjarri në klubin e qytetit Perm u provokua nga përdorimi i fishekzjarreve në ambjentin e mbylluar të lokalit të mbushur plot e përplot me njerëz.