Zëri i Rusisë Austria dhe Rusia mund të bashkëpunojnë për realizimin në jetë të projektit “South Stream”, mendon ministri i punëve të jashtme të kësaj republike Michael Spindelegger. Sipas fjalëve të tij, negociatat në lidhje me këtë temë tashmë kanë filluar dhe gazsjellësi “South Stream” do të luajë një rol tejet të rëndësishëm në të ardhmen, por Austria ka ndërmend të marrë pjesë gjithashtu edhe në ndërtimin e gazsjellësit “Nabukko” nga Turkmenia. Kjo do të lejojë diversifikmin e itinerareve të furnizimit të lëndës djegëse në Europë.