Zëri i Rusisë Në kryeqytetin e Egjiptit — Kairo më 14 dhjetor u hap konferenca e parë dyditore nën devizën: “Partnerët mesdhetarë të OSBE-së: bashkëpunimi në çështjen e rritjes së sigurimit dhe stabilitetit”. Sipas vlerësimeve të specialistëve, takimi në fjalë është i rëndësishëm, para së gjithash, për vetë faktin se tema e paraqitur për diskutim nga pjesëmarësit e saj po merr aktualisht një tingëllim jo vetëm rajonal. Mesdheu, vënë në dukje ekspertët, ka tërhequr që prej kohësh vemendjen e përqendruar të organizatave ndërkombëtare europiane, duke përfshirë këtu edhe atë të NATO-s dhe BE. Siç u shpreh për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Zëvendës i kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare dhe bashkëkryetari i Komitetit të bashkëpunimit parlamentar Rusi-BE Andrei Klimov, “ky është një rajon mjaft serioz”. Bashkimi Europian, theksoi ai, që nga momenti i krijimit të tregut të Përgjithshëm tërhoqi vemendjen ndaj Mesdheut. Fjalëve të parlamentarit mund ti shtojmë, se aktualisht në BE, të themi, është marrë vendimi për krijimin e Forumit energjetik Euro-Mesdhetar, të destinuar për të stimuluar, në fund të fundit, formimin e tregut analogjik energjetik. Në tetor të këtij viti në Athinë u mbajt Forumi Mesdhetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Tema e partneritetit mesdhetar tingëlloi në kryeqytetin grek edhe gjatë mbledhjes së 17-të të diplomatëve kryesorë të OSBE-së, që u mbajt atje në fillim të muajit dhjetor. Në kuadrin e këtij takimi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov i bëri thirrje Organizatës për të bërë “analizën e thellë” të “doktrinës së vet politiko-ushtarake” dhe deklaroi, se shpreson të dëgjojë “një reagimin adekuat, thelbësor” në lidhje me projektin rus të Traktatit mbi sigurimin europian. Kreu i MPJ të Kazakistanit Kanat Saudabajev, vendi i të cilit kryeson Grupin për bashkëpunimin me partnerët mesdhetarë, ndërsa në vitin 2010 do të kryesojë në OSBE, u bëri thirrje të gjitha shteteve të kontinentit “për ta marrë me gjithë seriozitetin e duhur” dokumentin e propozuar nga ana e palës ruse. Ndërkohë, Rusia, sipas fjalëve të ekspertit të Institutit të Ekonomisë botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare Aleksandër Saveliev, nuk kërkon nga partnerët perëndimorë “asgjë të veçantë, përveç se barazisë”. Kolegu i tij nga Instituti i analizës politike dhe ushtarake Sergei Markedonov nuk e mohon aspak, se projekti i Traktatit do të ketë “një fat jo të lehtë”. “Por alternativë tjetër për ndryshimin e situatës brenda Europës, EuroAzisë dhe në mbarë botën nuk ekziston”, — konkludo ai. Dhe, me të vërtetë, a mund të jetë i rrezikshëm vallë për ndokënd dhe me ndonjë gjëje sigurimi për të gjithë?