Zëri i Rusisë Rusia është e gatshme të zgjidhë çështjen e Traktatit paqësor me Japoninë mbi bazën e fortë ndërkombëtaro-juridike duke përfshirë dokumentet, në të cilat janë fiksuar përfundimet e Luftës së Dytë Botërore, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov. Ministri bëri thirrje për çlirimin e marrëdhënieve ruso-japoneze nga çfarëdolloj paragjykimesh të së kaluarës. Ai  e quajti gjithashtu të papranueshme pozitën e palës japoneze, e cila i konsideron ishujt Kurile si territore të pushtuara.