Zëri i Rusisë 30 rusë të rinj u përzgjodhën si nominantë të çmimit kombëtar “Прорыв” (“Hop, Arritje”). Ky çmim u themelua këtë vit nga Agjencia Federale për problemet e Rinisë dhe do të dorëzohet një herë në çdo tre vjet sipas 8 nominacioneve. Zotërues të tij mund të bëhen vetëm të rinjtë apo të rejat që kanë bërë një hop të vërtetë falë talentit dhe këmbënguljes së vet në profesion apo në veprimtari shoqërore. Sfera të arritjeve të tilla nga ana e rinisë mund të jenë shkenca, arti, biznesi apo sporti. Vjaçesllav Vorobjov nga qyteti Bjellgorod gjatë kohës së operacionit për neutralizimin e terroristëve në Kaukazin e Veriut arriti të depërtojë në bazën e tyre, u plagos dhe bile duke u ndodhur mu në qendër të zjarrit vazhdonte ti raportonte ndërkohë komandantit të vet në lidhje me të gjitha lëvizjet, zhvendosjet e guerrilasve. Kurse Dimitri Korolkov nga qarku i Rjazanit u bë dëshmitar okular i një aksidenti rrugor, gjatë të cilit personi që ndodhej në timon me gjithë makinë ra në ujë. Pa mënuar as edhe një minutë i riu u hodh në ujin e akullt të lumit dhe i shpëtoi jetën shoferes Tatiana Polillova. Por heroizmi i të rinjve shfaqet jo vetëm në situata ekstremale. Arritje të vërtetë në fushën e veprimtarisë së vet realizoi edhe Nikollai Saganenko nga Shën Peterburgu, i cili në moshën 19 vjeçare nisi biznes aktivitetin e vet të parë me fitim të madh. Ai hapi studion projektuese të arkitekturës, kurse kur mbushi të 20-at fotografinë e tij e publikuan në kopertinën e versionit rus të revistës “Forbes”. Aktualisht ai drejton realizimin e 8 projekteve mjaft të suksesshme. Ose Eugjenia Kanajeva, kampionia Olimpike në disiplinën e gjimnastikës artistike. Vetëm për vitin 2009 ajo fitoi më tepër se 20 medalje të arta në kampionate të ndryshme të Europës dhe Botës. Zgjedhja e më të mirëve ndër 30 nominantët është një detyrë tej mase e vështirë për anëtarët e Këshillit ekspert të çmimeve. Në të hyjnë politikanë të njohur, shkencëtarë, veprimtarë të kulturës. Gjithësej 11 veta. Atyre dhe do tu duhet të zgjedhin nga 30 nominantët-8 më të denjët, të cilët do të nderohen me çmimin “Прорыв”. Dhe më 17 dhjetor në Forumin mbarërus të Fitimtarëve, organizatore e të cilit do të jetë Agjencia Federale për problemet e rinisë, do të shpallen emrat e fituesve. Ata do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi bazë të së cilës interesat e tyre përpara korporatave shtetërore dhe private do ti përfaqësojë Agjencia Federale për problemet e rinisë. Me fjalë të tjera, ajo do të merret me lobimin e tyre dhe do tu japë ndihmën e mundshme të gjithanshme.