Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev Foto RIA LajmetPresidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në videoblogun e vet të ri në site-n e Kremlinit u propozoi ekonomive më të mëdha të botës të kufizojnë emitentet e gazeve me efekt sere në atmosferë: “Ekonomitë më të mëdha të botës, ndërsa kjo do të thotë edhe emitentet më të mëdha të shkarkimit në atmosferë të gazeve me efekt sere të tilla si SHBA-s, Kina, India, Rusia, Brazili etj, duhet njëkohësisht të marrin mbi vete detyrime të domosdoshme për zbatim dhe ti respektojnë në mënyrë rigoroze ato. Do të doja ta theksoja posaçërisht këtë: këto duhet të jenë detyrime të marra njëkohësisht dhe detyrime që do të plotësohet absolutisht nga të gjitha shtetet së bashku. Përndryshe përpjekjet tona pa koordinim do të jenë të parezultatshme dhe krejtësisht të pakuptimshme”, vuri në dukje Presidenti. Gjatë kësaj, sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme të shfrytëzohet qendrimi i diferencuar ndaj përpilimit të detyrimeve për shtetet e zhvilluara dhe për vendet në zhvillim. Duhet që këto detyrime të mos bien në kundërshtim me mundësitë reale ekonomike dhe, ç’ka është veçanërisht e rëndësishme, me prioritetet e zhvillimit të çdonjërit vend në veçanti. Vetkuptohet, se ekonomitë e reja industriale do të kenë shumë më tepër nevojë për burime energjetike se sa fuqitë postindustriale: “Dua të theksoj në mënyrë të veçantë, vazhdoi më tej Presidenti rus, se përkatësisht përmasave të reduktimit të hedhjeve në atmosferë të gazeve me efekt sere Rusia renditet tashmë ndër lideret botërore. Roli ynë në përmirësimin e situatës së krijuar me ekologjinë globale është i lidhur edhe me rolin e pyjeve tona. Kontributi ynë duhet të merret parasysh nga komuniteti ndërkombëtar. Por ne megjithatë jeni të gatshëm të shtrojmë përpara vetes edhe një detyrë të re”, u shpreh Dimitri Medvediev. Presidenti rus njoftoi, se planifikon të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të OKB-së për klimën, e cila po zhvillohet këto ditë në Kopenhagen, me qëllim që ti shërbejë marrjes së atyre vendimeve, të cilat do të mobilizojnë përpjekjet e të gjitha vendeve-pikërisht të të gjitha vendeve. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse nga marrëveshjet tona do të varet cilësia e jetës së brezave të ardhshëm në planetin tonë”, theksoi Presidenti i Rusisë.