Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mendon, se është i domosdoshëm të përgatitet në formë të shkruar projekti i Traktatit ndërkombëtare për sigurinë energjetike, analogjik me projektin e Traktatit mbi Sigurinë Europiane. “Ndoshta do të jetë me e thjeshtë që ky projekt të diskutohet, tha Kryetari i shtetit në mbledhjen për zhvillimin e energjetikës. Medvediev vuri në dukje, se vazhdimisht e ka ngritur për diskutim çështjen e sigurisë energjetike dhe domosdoshmërinë e përpilimit të dokumentit përkatës gjatë kontaktimit me partnerët e huaj, duke përfshirë këtu ata europianë dhe amerikanë.”