Zëri i Rusisë Raketëmbajtësja “Proton-M” me tre satelitët e sistemit të pozicionimit global GLONASS (sistemi satelitor global i navigacionit) startoi me sukses nga kozmodromi Bajkonur. Edhe tre satelitë të tjerë do të lançohen në orbitë në muajin shkurt. Aktualisht, në sistemin e navigacionit GLONASS përdoren 16 satelitë.