Zëri i Rusisë Treguesit në ekuivalent rublash të biletave të kinemave ruse të habisin, të shokojnë, shkruan botimi “Trud”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ato po vijnë duke u rritur! Megjithëse mendja të thotë se çmimi i biletës nuk është ngritur, ndërsa kursi i dollarit është rritur, por megjithatë në këtë apo atë mënyrë rritja e të ardhurave të grumbulluara në kasa nga shitja e biletave dëshmon për atë, se publiku po filloi të frekuentojë aktivisht kinematë. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se kriza goditi mjaft rëndë kinematografinë, bile më fort se sferat e tjera të ekonomisë ruse. Me qëllim që të shkëpusë njerëzit nga Home Theater, nga notebook-ët dhe smartphone-t, në të cilët aktualisht mund të shohësh bile dhe filma, industrisë kinematografike i duhet të shpikë vazhdimisht marifete e dredhira të reja të stërholluara me qëllim që të joshë shikuesit të frekuentojnë sallat e mëdha të kinemave. Kështu, tani po vërehet një bum i vërtetë përkatësisht preferencave që u jepen nga publiku 3D-teknologjive. Tani për tani është e vështirë të shikohet në ekranin e shtëpisë filmi në format 3-dimensional dhe prandaj shumë shikues shkojnë me kënaqësi në kinematë që përdorin 3D-teknologjitë, të cilat kanë filluar të hapen jo vetëm në dy kryeqytetet ruse-Moskë e Shën Peterburg, por edhe në provincë. Në luftën e ashpër konkurruese për titullin fabrika më e suksesshme e ëndërrave dalin fitimtare ato kompani kinematografike të cilat këtë vit ose e kanë bërë zgjedhjen e vet në favor të ekranizimit, ose që kanë vazhduar projektet e veta të suksesshme, ose ato që e kanë ngopur publikun e nderuar me filma më buxhet të ulët me humor banal apo horror. Në fillim të këtij viti në Rusi Shoqata e kino dhe tele producentëve u reduktoi gati në 3 herë honoraret punonjësve të industrisë kinematografike, kurse një sërë kompanish të madha kinematografike u detyruan të shkurtojnë numrin e bashkëpunëtorëve të vet deri në 1/3, meqenëse suksesi i filmave nuk varet gjithmonë nga shpenzimet për to, ndërkohë që duhet thënë se harxhimet për xhirimin e filmave këto kohët e fundit i kanë tejkaluar ndjeshëm fitimet nga shitjet e biletave.


Komentimi i artikullit të ditës


Producenti kinematografik Roman Boriseviç flet tani përpara mikrofonit tonë mbi gjendjen e sistemit bashkëkohor të qarkullimit të filmave: “Nuk mund të vlerësohet qarkullimi i filmave si qarkullim vetëm i filmave rusë. Sepse pikërisht ai dhe shënon tani rënie të qenësishme. Në vitin e ri, dhe unë shpresoj shumë në këtë, do të evidentohet ndofarë përmirësimi. Sepse rekorde, sigurisht, zor se ne do të mund të arrijmë. Kjo do të varet jo vetëm nga filmat, megjithëse nga ata, sigurisht, dhe në radhë të parë. Kjo do të varet edhe nga dëshira e auditorit, i cili bën zgjedhjen e vet dhe voton, natyrisht, me rubël për këtë apo atë film. Unë mendoj, se sapo të fillojë të përkojë dëshira, kërkesat e auditorit me cilësinë e produktit kinematografik, në njëfarë niveli ato do të kryqëzohen. Dhe pikërisht në këtë moment dhe do të ndodhë, ndoshta, rritja e të ardhurave në kasat e kinemave nga shitjet e biletave dhe kërkesa e rritur pikërisht për kinematografinë ruse.