Zëri i Rusisë Në Turkmeni u inagurua gazsjellësi nëpërmjet të cilit gazi do të pompohet nëpërmjet territoreve të Uzbekistanit dhe Kazakistanit në Kinë. Gjatësia e tubacionit është rreth 7 mijë kilometra. Planifikohet që deri në fund të vitit Kina të marrë 150 milionë metra kub lëndë hidrokarbure. Më pas furnizimet e gazit do të vijnë duke u realizuar me rritje vëllimesh deri në 40 miliardë metra kub lënde të kaltërt djegëse çdo vit. Presidenti i Turkmenisë Gurbangulli Berdimuhamedov e quajti tubacionin një nga projektet energjetike bashkëkohore me përmasa më të mëdha.