Zëri i Rusisë Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni, si dhe më parë, vazhdon të mbetet në spital. Rrezik për shëndetin e tij nuk ka, por edhe për njëfarë kohe ai do të mbahet atje. Të dielën, kur Berluskoni përfundoi fjalimin e vet në mitingun e organizuar në Milano, njëfarë Massimo Tartaglia e goditi atë në fytyrë me një statuetë të rëndë. Kryeministri mori trauma serioze: iu thye hunda, dy dhëmbët e parë dhe iu traumatizua buza. Tartaglion, i cili, siç u bë e ditur, ishte person me të meta psikike, policia e arrestoi në vendin e ngjarjes.