Zëri i Rusisë Në Ingusheti (republikë ruse kjo në Kaukazin e Veriut) xhenierët përfunduan çminimin e mekanizmave eksplozivë të vendosur nën gazsjellësin me itinerar Tbilisi-Mozdok, të cilat u arrit të zbulohen të dielën. Në këtë mënyrë u parandalua vdekja e njerëzve dhe u përjashtua mundësia e dëmtimit të gazsjellësit, me anë të të cilit realizohet transiti i gazit rus në Armeni nëpërmjet Gjeorgjisë.