Zëri i Rusisë Presidenti Dimitri Medvediev u bëri thirrje ekonomive më të mëdha të botës të reduktojnë shkarkimin e gazeve me efekt sere në atmosferë. Vende të tilla si Rusia, SHBA-s, Kina, India, Brazili etj. duhet të marrin mbi vete njëkohësisht detyrimet përkatëse dhe ti respektojnë në mënyrë rigoroze ato, deklaroi ai në videoblogun e vet. Presidenti rus njoftoi, se Rusia është e gatshme të shtrojë përpara vetes për plotësim detyrën e reduktimit të emitenteve aty nga viti 2020 deri në 25 % për llogari të rritjes së efektivitetit energjetik dhe ekologjik të ekonomisë së vet.