Zëri i Rusisë Gjykata penale e Bankokut mori vendimin për marrjen nën arrest të ekuipazhit të aeroplanit Ill-76, i cili ndodhet në Tajlandë me një ngarkesë armësh në bord, që po transportoheshin me dokumentacion si “mekanizma për shpimin e puseve”. Aeroplani Ill-76 me gati 40 tonë armatime në bord, ndër të cilat figurojnë dhe granatahedhës dore dhe komplekse mobile reketore zenit, u ndalua më 12 dhjetor, pas kontrollit doganor në aeroportin e Bankokut, ku ai ndaloi për tu furnizuar me karburant. Anëtarët e ekuipazhit të avionit kanë nënshtetësi kazakistanase, kurse komandanti i ekuipazhit është nga Bjellorusia.