Zëri i Rusisë Komiteti Organizativ “Soçi-2014” paraqiti në Moskë emblemën e Paralimpiadës së Soçit. Ajo paraqet në vetvete mbishkrimin me shkronja latine bojëqielli “Sochi.ru”, poshtë, në anën e majtë të saj është shkruar viti i zhvillimit-2014, kurse poshtë anës së djathtë-simboli i lëvizjes paralimpike. Në kuadrin e përgatitjes së Lojrave Rusia po merret me zgjidhjen e detyrave tejet të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës, e cila do ta shndërrojë Soçin në një resort funksionues gjatë gjithë vitit, të adaptuar plotësisht edhe për invalidët. Olimpiada në Soçi do të jetë komforte për invalidët, deklaroi Dimitri Medvediev.