Zëri i Rusisë Në Rusi sot kujtojnë shkencëtarin e madh, mbrojtësin e njohur të të drejtave të njeriut dhe veprimtarin e autoritetshëm shoqëror Andrei Saharov. Sot u mbushën plot 20 vjet që nga dita e vdekjes së tij. Në Moskë do të zhvillohet një konferencë mjaft përfaqësuese. Midis pjesëmarrësve të saj do të jetë edhe Komisari i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut Thomas Hammarberg. Saharovi është njëri nga krijuesit e bombës me hidrogjen, por që në fund të viteve 1950-të ai filloi të dalë aktivisht për pezullimin, ndalimin e provave bërthamore, kurse në fund të viteve 1960-të u bë njëri nga liderët e lëvizjes së mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1975 ai u nderua me çmimin Nobel. Rreth 6 vjet ai i kaloi në internim, ndërsa më pas u bë deputet popullor i Bashkimit Sovjetik.