Zëri i Rusisë Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama, diskutuan në një bisedë telefonike midis tyre çështjet që kanë të bëjnë me përgatitjen e Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Liderët e dy vendeve vunë në dukje se puna mbi dokumentin që po zhvillohet në Gjenevë ka një karakter mjaft intensiv, gjë kjo që lejon të flitet për arritjen e një progresi të qenësishëm në procesin e negociatave. Presidentët u morrën vesh për vazhdimin aktiv të punës në këtë drejtim me qëllim që të dilet në marrëveshjet përfundimtare në lidhje me të gjitha çështjet. Dokumenti i ri do të përcaktojë jo vetëm sasinë dhe cilësinë e shkurtimeve të mëtejshme të ASO, por edhe mekanizmin e ri të verifikimit dhe kontrollit të armatimeve.