Zëri i Rusisë Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia përfunduan formimin e bazës së marrëveshjes të Bashkimit Doganor, kurse hapësira unike ekonomike do të duhet të duket për 2 vjet, njoftoi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin sipas përfundimeve të Mbledhjes së Këshillit Ndërshtetëror të Organizatës së Bashkëpunimit ekonomik EuroAziatik (EvrAzEs) dhe Organit të lartë Bashkimit Doganor. “U nënshkrua paketa prej dhjetra dokumentesh, ndër të tjera, edhe atyre që kanë të bëjnë me lançimin e Bashkimit Doganor. Që nga 1 janari i viti 2010 ai do të fillojë të funksionojë në mënyrë të plotë”, — tha ai. Putin mendon, se palët “janë shumë afër” krijimit të hapësirës unike ekonomike. Sipas fjalëve të tij, është i domosdoshëm përjashtimi i “zonave gri” gjatë formimit të bazës legjislative të Bashkimit Doganor. Kryeministri i Kazakistanit Karim Maksimov deklaroi, se pika përfundimtare në krijimin e Bashkimit Doganor do të vihet në takimin joformal të kryetarëve të shteteve, që do të zhvillohet më 19-20 dhjetor në Alma-Ata.