Zëri i Rusisë Bullgaria mbështet idenë e rritjes së kapacitetit të gazsjellësit “South Stream" (“Rryma Jugore”) dhe në konsultimet me kolegët europianë do të mbështesë idenë e shpalljes së këtij projekti me rëndësi mbarëeuropiane, deklaroi pas mbledhjes së komisionit ndërqeveritar ruso-bullgar Ministri i ekonomisë i Bullgarisë Traiço Traikov. Sipas fjalëve të tij, në një kohë fare të afërt në lidhje me projektin “South Stream” do të fillojnë negociatat në nivel korporativ, gjatë të cilave do të saktësohen të gjitha aspektet e lidhura me furnizimet dhe transitin e gazit natyror.