Zëri i Rusisë Rusia dhe Polonia bashkërenditën rritjen e vëllimeve të furnizimeve të gazit natyror rus në Poloni dhe zgjatjen e tyre deri në vitin 2037, njoftoi shërbimi i shtypit i Ministrisë së energjetikës të Rusisë. Vetë shifra e vëllimeve të furnizimeve nuk përmendet. Pala polake pat deklaruar më parë se ka ndërmend të rrisë aty nga viti 2010 blerjen e gazit deri në 2-3 miliardë metra kub. Aktualisht Rusia furnizon në Poloni 8 miliardë metra kub gaz në vit.