Zëri i Rusisë Në Rusi u inagurua auditori i leksioneve “Bota e mrekullueshme e shkencës”. Veprimtarisë bamirëse në kuadrin e programit “Talenti i kapërcimit të vështirësive” iu dha start nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Moskës (USHM) Viktor Sadovniçij. Ai u lexoi nxënësve të shkollës speciale të Moskës për fëmijët me difekte e disfunksionime të aparatit motoriko-muskular (aparati osto-muskular), leksionin “Matematika dhe zhvillimi i njerëzimit”. Në këto orë leksionesh, të organizuara në mënyrë të kuptueshme për të gjithë, do të jepen njohuri të reja, do të nxitet zgjimi i interesimit ndaj motivimit të marrjes së arsimimit, do të krijohet atmosfera e optimizmit social, shprehet me bindje të plotë Rektori i USHM Viktor Sadovniçij: “Lidhja e rektorëve, e cila bashkon në radhët e veta të gjitha universitet kryesore të vendit, mori përsipër, unë madje  mund ta quaja detyrimin e shenjtë, për të mbështetur fëmijët, të cilët kanë nevojë pikërisht për këtë lloj ndihme. “Talenti i kapërcimit të vështirësive” është veprimtaria jonë, të cilën ne e zhvillojmë sistematikisht, takohemi me fëmijët. Me kërkesën time, aktualisht afro 50 rektorë në qytete të ndryshme të Rusisë mbajnë leksione të tilla. Këtu, unë erdha nga Universiteti i Baumanit, ku dhe po zhvillohet konferenca. Universiteti i Baumanit ka një eksperiencë shumë të madhe në përgatitjen, adaptimin social të fëmijëve me dëgjim të dobët. Dhe në këtë konferencë u fol shumë për detyrimet që ka shoqëria në lidhje me mbështetjen e këtyre fëmijëve dhe dhënien atyre të mundësive të barabarta për zhvillim dhe për arritjen e sukseseve në jetë. Rektori i USHM u tregoi dëgjuesve të vet të rinj për matematikanët e famshëm, për sukseset shkencore të USHM-së, në veçanti, mbi punën e superkompjuterit të ri të universitetit. Viktor Sadovniçij vuri në dukje se, para pak kohësh me ndihmën e këtij kompjuteri u përpunua një mediakament, i cili nuk ka analog në botë. Por bile edhe kësaj makine të fuqishme iu desh një vit i tërë që të përpunonte preparatin me veti unikale për kurimin e sëmundjeve të gjakut. Nxënësit e shkollës speciale pas leksionit të akademikut ndanë me të përshtypjet e tyre nga ai. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë leksion gjimnazisti Jurij Moroz: “Po, sigurisht, mua më pëlqeu shumë leksioni. Veçanërisht intresant mu duk informacioni që përmbahej në të në lidhje me shumë zbulime shkencore të kohëve të fundit, për të cilat tregoi rektori i USHM-së, shprehet Jurij. Më gëzuan pa masë arritjet e shkenctarëve tanë, ishte gjithashtu shumë interesante të dëgjoje mbi historinë së jetës së shumë shkencëtareve rusë, të cilët kanë bërë jo pak zbulime botërore". Çdo muaj që nga dhjetori i viti 2009 e deri në qershor të 2010 shkencëtarët kryesorë të Rusisë në mbarë vendin do tu mbajnë leksione fëmijëve me mundësi e aftësi të kufizuara shëndetësore. Tematika e leksioneve do të jetë shumë e larmishme, duke filuar që nga historia e Atdheut e deri në ndërtimi i Universit. E rëndësishme është gjatë kësaj veprimtarie që çdo fëmije ti jepet mundësia e kontaktimit me botën e mrekullueshme të shkencës dhe, ndoshta, gjetja e rrugës së vet në jetë.”