Zëri i Rusisë Rusia nuk duhet të refuzojë kurrësesi zhvillimin e negociatave të veçanta në lidhje me hyrjen në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), deklaroi Zëvendësi i Ministrit për zhvillimin ekonomik të Rusisë Andrei Slepniov pas mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Doganor të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Ai mendon, se hyrja e përbashkët në Bashkimin Doganor (BD) mund të marrë shumë vite dhe nuk i përgjigjet synimit të vendeve për tu integruar në mënyrë maksimalisht operative dhe të shpejtë në OBT. Gjatë kësaj Slepniov theksoi, se vendet do të hyjnë në të me kushte të bashkërenditura paraprakisht. Përkatësisht përcaktimit të afateve dhe formatit do të duhet të pritet vendimi i presidentëve, por Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit i mbeten ende shumë çështje që do të duhet të bashkërenditen dhe, duhet thënë, se shumë prej tyre dalin jashtë kufijve të Bashkimit Doganor. Palët u morën vesh të intensifikojnë negociatat e tyre me fillimin e vitit të ri”, konkludoi Andrei Slepniov.