Zëri i Rusisë Shteti do të kontribuojë në rritjen e autoritetit të pushtetit gjyqësor, deklaroi Dimitri Medvediev në takimin me gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, në vigjilje të ditës së Kushtetutës, e cila kremtohet të shtunën, më 12 dhjetor. Presidenti i Rusisë doli gjithashtu për rritjen e ndëshkimeve të llojeve të ndryshme, të cilat nuk kanë lidhje me heqjen e lirisë. Përveç kësaj, Presidenti Medvediev e quajti një hap përpara vendimin e Gjykatës Kushtetuese ti japë fjalën qytetarit kur merret vendimi për paaftësinë e tij (mentale, fizike e kështu me radhë).