Zëri i Rusisë Vendet e Bashkimit Europian, të cilat përfunduan takimin e tyre në Bruksel, morën përsipër të derdhin në fondin e ndihmës për vendet më të varfra të botës deri në vitin 2012, 7.2 miliardë euro për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt sere. Liderët e vendeve mbetën të kënaqura edhe nga realizimi i programit “Partneriteti Lindor”, synimi i të cilit është afrimi i “Europës së bashkuar” me Azerbaxhanin, Armeninë, Gjeorgjinë Moldavinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Programi nuk parashikon mundësinë e anëtarësimit të tyre në BE, por propozon afrimin politik e ekonomik me to, duke përfshirë këtu edhe liberalizimin e regjimit të vizave dhe bashkëpunimin në sferën e energjetikës.