Zëri i Rusisë Në fund të javës ne do ti rikthehemi temës së programit “Partneriteti Lindor”. “Përfundimet e mbledhjes që u zhvillua në nivel ministrash të punëve të jashtme të vendeve të BE në Bruksel dhe pjesëmarrësve të këtij programi nuk duhet ta bëjnë Rusinë të rilaksohet, të humbasë vigjilencën. Qëllimi që ndiqet nga Brukseli është tërheqja e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në hapësirën ekonomike të kryesuar nga BE, gjë kjo që do të forcojë pozitat e Bashkimit Europian në negociatat me Moskën. Ja ky dhe është thelbi i thatë radikal i përpjekeve të BE për tërheqjen në gjirin e vet të ish republikave sovjetike”, — mendon vëzhguesi i botimit “Rossijskaja gazeta”, kandidati i shkencave ekonomike Aleksei Baliev: “Ideja e “Partneritetit Lindor” konsiston në afrimin maksimal të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik me Bashkimin Europian. Parametrat juridikë të organizatës janë disi të paqartë, të shpëlarë. Por qëllimet e saj ama janë përcaktuar mëse qartë. Unë do ti quaja ato energotransitore. Si përfundim, sipas mendimit tim, rezulton se të gjitha përpjekjet ndërmerren për ti krijuar mundësi BE për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me anë të vendeve të “Partneritetit Lindor” jo vetëm mbi vëllimet e furnizimeve të burimeve energjetike ruse, por edhe mbi çmimet e tyre. Vërtet, po e përsëris edhe një herë, kjo detyrë nuk afishohet. Ne dëgjojmë fjalë të bukura mbi liberalizimin e regjimit të vizave, përmirësimin e këmbimeve tregtare dhe kulturore, afrimin ekonomik. Kurse në të vërtetë po krijohet njëfarëlloj zone buffere. Vendosja e kontrollit mbi sistemet transitore-energjetike të Bjellorusisë, Azerbajxhanit, Ukrainës, Armenisë, Gjeorgjisë, Moldavisë. Pikësynimi që ndiqet në këtë rast konsiston në atë, që me anë të partnerëve të vet të rinj të ndërmerret tentativa për ta bërë pozitën ruse më të përkulshme, më të epshme, më të butë në gjithë kompleksin e çështjeve energjetike të lidhura me Europën. Para pak kohësh Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov u bëri thirrje partnerëve në Europë për të krijuar hapësirën e përbashkët ekonomike me Rusinë, dhe jo për vendosjen e linjave të reja ndarëse. Me këtë kihej parasysh pikërisht iniciativa “Partneriteti Lindor”… : “Ja, për këtë, pratikisht, dhe flasim ne tani”, — vë në dukje Aleksei Baliev. — Sepse edhe Charles de Gaulle në kohën e vet pat bërë thirrje për krijimin e Europës unike nga Atlantiku e deri në Ural në formën e hapësirës së përbashkët pa kurrëfarë linjash ndarëse. Kjo ide nuk është aspak e re. Olof Palme gjithashtu e mbështeste atë. Por do të ishte naivitet i madh të mendohej, se aktualisht fjalë bëhet mbi zgjerimin e hapësirës së demokracisë dhe tregut të lirë. Duhet të jemi realistë: po krijohet territori i prezencës së madhe ekonomike të BE me marrjen parasysh vetëm e vetëm të interesave të tij. Veçanërisht, po e përsëris, në sferën e transitit të burimeve energjetike”, konkludon Aleksei Baliev.