Zëri i Rusisë Marrëveshja juridikisht e detyrueshme për zbatim për kundërveprimit ndaj ndryshimeve të klimës në konferencën e OKB-së në Kopenhagen nuk mund të nënshkruhet, deklaroi Këshilltari i Presidentit të Federatës Ruse për klimën Aleksandër Bedrickij. Sipas fjalëve të tij, Rusia aktualisht nuk planifikon shitjen e kuotave për emetimet e gazeve me efekt sere. Ajo gjithashtu nuk ka ndërmend të kufizojë rritjen ekonomike të vendit vetëm për të ulur emetimet. Bedrickij vuri në dukje se, Rusia është lidere në minimizimin e drejtëpërdrejtë të ndikimit të faktorit njeri mbi klimën, kurse reduktimi i emetimeve në 25% aty nga viti 2020 rezulton një shifër si tejet e lartë për të.