Zëri i Rusisë NATO pret nga Rusia një ndihmë më të qenësishme në lidhje me Afganistanin, në veçanti, për rimëkëmbjen e vendit, deklaroi Përfaqësuesi i Aleancës James Appathurai. Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin deklaroi, se Afganistani mund të bëhet një nga prioritetet kryesore në bashkëveprimin Rusi-NATO. Tashmë ekziston marrëveshja për transitin hekurudhor të ngarkesave jo ushtarake në Afganistan si edhe projekti i përbashkët për përgatitjen e specialistëve në luftën kundër narkotrafikut. Moska e përjashton mundësinë e dërgimit të ushtarakëve të vet në Afganistan, por është e gatshme megjithatë të bashkëpunojë me Aleancën për përgatitjen dhe pajisjen e ushtrisë afgane.