Zëri i Rusisë Pas përsiatjesh të gjata Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vendosi megjithatë të vizitojë Forumin për klimën në Kopenhagen. Më 17-18 dhjetor ai do të marrë pesë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive në kuadrin e konferencës së OKB-së për ndryshmet e klimës. Konferenca e vendeve pjesëmarrëse të Konventës Kuadër të OKB-së për ndryshimet e klimës filloi në Kopenhagen më 8 dhjetor. Nga pjesëmarrësit e saj presin arritjen e marrëveshjes principiale mbi përfundimin e traktatit të ri ndërkombëtar, i cili destinohet të zëvendësojë Protokolloin e Kiotos, afati i veprimit të të cilit përfundon në vitin 2012. Ndërkohë duhet thënë, se negociatat në kryeqytetin e Danimarkës menjëherë hynë në njëfarë “rrethi vicioz” mosmarrëveshjesh të pazgjidhshme midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara. Të parat duan si fillim zgjatjen e afatit të veprimit të Protokollit të Kiotos, i cili i çliron vendet, të cilat janë pranuar si shtete në zhvillim e sipër, nga gjithëfarë kufizimesh në shkarkimin në atmosferë të gazeve me efekt sere (emitenteve). Përveç kësaj, ato përpiqen të sigurojnë për veten ndihmë teknike dhe financiare me shumë në disa dhjetra miliardë dollarë çdo vit për zgjidhjen e këtij problemi. Argumentimi kryesor i parashtruar prej tyre në këtë rast është i tillë: shtetet e zhvilluara e ndërtuan mirëqenien e tyre mbi bazë të procesit të industrializimit, i cili filloi më shumë se 1 shekull më parë, ndër të tjera edhe për llogari të shfrytëzimit të kolonive. Ndërkohë që vendet në zhvillim filluan të shkarkojnë gazet me efekt sere në atmosferë vetëm para pak kohësh. Vendet e zhvilluara, ndër të cilat figuron edhe Rusia, nga ana e vet vënë në dukje atë fakt, se “ekonomitë e reja” janë bërë këto kohët e fundit emitentet kryesore të shkarkimeve të gazeve me efekt sere në atmosferë. Dhe prandaj, për këtë arsye, ato ngulin këmbë për përcaktimin e qendrimit universal ndaj të gjithë pjesëmarrësve të Marrëveshjes së ardhshme për Klimën. Gjatë kësaj vendet e zhvilluara nuk refuzojnë vazhdimin e dhënies së ndihmës shteteve në zhvillim për ti dhënë atyre një dorë të fortë me qëllim të bërjes së ekonomive të tyre kombëtare më ekologjike. Por sido që të jetë puna në të vërtetë, shumica e vëzhguesve janë të një mendimi në lidhje me atë, se dokumenti i post Kiotos nuk ka asnjë shans të miratohet në Kopenhagen. Siç pritet, palët do të kufizohen kësaj here vetëm me miratimin e marrëveshjes politike, e cila do të përcaktojë procesin e negociatave për klimën në vitin 2010. Një mendimi të tillë i përmbahen edhe në Moskë, gjë për të cilën deklaroi të enjten në konferencën për shtyp organizuar në Moskë Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko: “Në Kopenhagen pjesëmarrësit e Konferencës, me sa duket nga të gjitha, do të arrijnë të merren vesh vetëm për parimet kryesore të veprimeve të mëtejshme dhe të parashikojnë hapat konkretë për avancimin në negociatat e ardhshme. Në këto kushte variant i mundshëm i garantimit të suksesit mund të bëhet miratimi i vendimit politik të detyrueshëm për zbatim, dhe pikërisht, i Konventës Kuadër të OKB-së për ndryshimet e klimës, që propozohet nga Danimarka-si vend kryesues aktual i Konferencës. Ajo do tu jepte rrugëzgjidhje problemeve më të mprehta me rëndësi kyçe dhe do ti hapte udhën përpunimit vijues gjatë vitit 2010 të detyrimeve konkrete, procedurave dhe mekanizmave të realizimit të tyre”, tha Andrei Nesterenko. Por pjesëmarrësit e Konferencës në Kopenhagen nuk i humbasin megjithatë shpresat. Ata mendojnë se për çarjen e “rrethit vicioz” në Kopenhagen, ndoshta do të mund të ndihmojnë takimet e ministrave, ndërsa më pas dhe të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, të cilat janë planifikuar për zhvillim në ditët e fundit të punimeve të saj. Konferenca ka arritur tani në atë pikë, kur lëmshin e ngatërruar të divergjencave e mosmarrëveshjeve mund ta shkatërrojë vetëm një impuls i fuqishëm politik, i ngjashme me goditjen e rrufesë. Ndoshta, pikërisht për këtë arsye, menjëherë pas Dimitri Medvedievit dhe Barak Obamës, mbi synimin e vet për të marrë pjesë në këtë samit deklaroi edhe Kryeministri i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës Wen Jiabao.