Zëri i Rusisë Rusia dhe SHBA do të vazhdojnë javën që vjen negociatat për Traktatin mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (TASO), njoftoi MPJ në Moskë. Afati i veprimit të Traktatit të vjetër përfundoi më 5 dhjetor. Pavarësisht nga konsultimet e njëpasnjëshme në vazhdimësi, palët akoma nuk e kanë nënshkruar dokumentin e ri, i cili duhet të përcaktojë si sasinë dhe cilësinë e shkurtimeve të mëtejshme të armatimeve të sipërpërmendura, ashtu dhe mekanizmin e verifikimit dhe monitorimit të tyre. Në Moskë dhe Uashington vazhdimisht theksojnë, se negociatat duhet të përfundojnë mbrenda këtij viti.