Zëri i Rusisë Policia e Kroacisë zbuloi më shumë se 7 mijë dokumete, të cilat kanë lidhje me operacionin “Shtorm”, që u zhvillua në Krainën Serbe në gusht të vitit 1995. Gjykata ndërkombëtare për ish Jugosllavinë i dërgoi Zagrebit kërkesën për paraqitjen e këtyre dokumetave për ti përdorur si prova kundër ushtarakëve kroatë. Viktima të operacionit “Shtorm” u bënë afro 350 serbë, më shumë se 200 mijë të tjerë u detyruan të largoheshin nga republika.