Zëri i Rusisë Po vazhdon të rritet numri i viktimave si rezulat i shpërthimit të zjarrit në klubin e natës në Permë. Të vdekur rezultojnë më tepër se 140 veta. Më shumë se 90 të dëmtuar vazhdojnë të mbeten të shtruar në spitale. Shkak i tragjedisë u bë shkelja e rregullave gjatë përdorimit të piroteknikës si dhe rindërtimi i paligjshëm i klubit. Kryeministri Vladimir Putin kritikoi ashpër nëpunësit e rangjeve të ndryshme, të cilët shfaqën moskompetence, korrupsion dhe lidhje, bashkim me biznesin. Sipas fjalëve të Putinit, në mënyrë që të eleminohet rreziku i tragjedisë të ngjashme me atë të rënies së zjarrit në Permë, duhet të vendoset rregull në vetë shërbimet e monitorimit. Disa nëpunës të dikastereve janë pushuar nga puna ose janë shkarkuar nga postet e veta.