Zëri i Rusisë Pishtari i Olimpiadës së Bardhë-2010 u mbajt nëpër rrugët e Montrealit kanadez nga sportistja e njohur ruse Elena Isinbajeva dhe mësusi i fizkulturës së një prej shkollave të Moskës Aleksandër Kornejev. Ata ishin pjesëmarrësit e stafëtës më të gjatë në historinë e Olimpiadës-afro 45 mijë kilometra. Zotëruesja e rekordeve botërore në kërcimet me shkop me rezultatin e fundit 6 metra Elena Isinbajeva, deklaroi se ndjente krenari duke mbajtur në duar pishtarin e Olimpiadës. Ajo i uroi skuadrës kombëtare ruse mbarësi dhe vullnet të fortë për fitore në Olimpiadën e pritshme dimërore .