Zëri i Rusisë Mosmarrëveshje serioze lindën në samitin e BE-së midis vendeve të pasuara të Europës Perëndimore dhe shteteve europianolindore në lidhje me çështjet financiare gjatë përgatitjes së kompromisit përfundimtar të Konferencës Ndërkombëtare të Kopenhagenit të OKB për mbrojtjen e klimës në planetin Tokë. Një sërë vendesh të Europës Lindore refuzuan të marrin pjesë në programin për kompensimin vendeve të varfra të përpjekjeve të tyre për reduktimin e emetimeve  dhe kalimin tek teknologjitë energjetike alternative, duke iu referuar gjendjes së vështirë me krizën ekonomike.