Zëri i Rusisë Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) "janë jashtëzakonisht të interesuara" për anëtarësimin e Rusisë në këtë organizatë sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë mendim e shprehu Drejtori i OBT-së për çështjet e anëtarësimit Chiedu Osakve. Sipas mendimit të tij, aktualisht Rusia duhet të bëjë hapin e parë duke u paraqitur “njoftimin zyrtar anëtarëve të OBT-së nga delegacionet e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit në lidhje me krijimin nga ata të Bashkimit doganor”, u shpreh Osakve.