0Forcimi i mëtejshëm i themeleve ekonomike të Shtetit të Bashkuar, mbi të cilat mund të formohet dhe përsoset mekanizmi i organizimit të tij politik, është një nga prioritetet e marrëdhënieve të Rusisë dhe Bjellorusisë, thuhet në Deklaratën me rastin e10 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit mbi krijimin e Shtetit të Bashkuar. Të dyja vendet kanë për synim vazhdimin e punës aktive për formimin e hapësirës unike ekonomike, për krijimin e prodhimeve të përbashkëta mbi bazë të teknologjive të larta, zgjerimin e kooperimit prodhues, ndër të tjera, edhe me anë të rrugës së përpunimit dhe realizimit të programeve të Shtetit të Bashkuar.