Kolegjiumi i Dhomës së Kontrollit Shtetëror nën kryesinë e vetë Kreut të saj Sergei Stiepashin shqyrtoi raportimin operativ mbi realizimin e buxhetit të Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë për periudhën janar-shtator të këtij viti. Në dokumentin e përgatitur nga Dhoma dhe Komiteti i kontrollit shtetëror të Bjellorusisë vihet në dukje, se në lidhje me një sërë nenesh shpenzimet, pavarësisht nga mundësitë ekzistuese, nuk u realizuan në vëllim të plotë. Në lidhje me këtë komisioneve profilore të Asamblesë Parlamentare të Shtetit të Bashkuar u rekomandohet të shqyrtojnë plotësimin e buxhetit për 3 tremujorët e këtij viti.