Një nga gazetat më gjuhëmprehta ruse “Moskovskij komsomolec” (“MK”) po e pret jubileun e vet 90 vjeçar me plane tejet ambicioze. Jubileun gazeta do ta kremtojë më 11 dhjetor-në ditën e daljes në dritë të numrit të saj të parë. E themeluar si botim moskovit i rinisë, në vigjilje të vitit 2010 “MK”, një nga gazetat më të mëdha të përditshme mbarëruse, është e orientuar jo vetëm për qytetarët rusë, por edhe për banorët e vendeve të huaja të afërta e të largëta të të gjitha moshave. Artikujt më të kërkuar të gazetës, tirazhi i së cilës i tejkalon të 30 milionë ekzemplarët, janë: hetimet e gazetarëve, reportazhet dhe materialet analitike kushtuar temave më aktuale.