Rusia dhe Bjellorusia morën vendimin principial për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën e naftës, i cili nuk do të krijojë vështirësi për Minskun dhe do ta bëjë atë më bashkëkohor. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë hapjes së mbledhjes së Këshillit të Lartë Shtetëror të Shtetit të Bashkuar pas zhvillimit të negociatave më tepër se 5 orëshe në përbërje të ngushtë. “Ky është vendimi më i rëndësishëm që do ti shërbejë zhvillimit të bashkëpunimit energjetik, i cili, si minimum, nuk do ti krijojë vështirësi partnerëve bjellorusë dhe në të njëjtën kohë do ta bëjë më bashkëkohor bashkëpunimin”, — vuri në dukje Dimitri Medvediev.