Dimitri Medvediev dhe Aleksandër Llukashenko Foto RIA LajmetRusia dhe Bjellorusia do të arrijnë “shkallën më të lartë të integrimit” në politikën e jashtme. Një një konkluzion të tillë arriti Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev pas negociatave 5 orëshe me Aleksandër Llukashenkon. Presidentët e dy vendeve u morën vesh për zhvillimin e një pune konstruktive dhe pragmatike në të gjitha sferat e bashkëveprimit, — njoftoi Medvediev gjatë hapjes së mbledhjes së Këshillit të Lartë Shtetëror të Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë. Në të morën pjesë nëpunësit e lartë zyrtarë të të dy vendeve. Me sa duket nga të gjitha, presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë mbetën të kënaqur nga përfundimet e negociatave. Siç vuri në dukje Dimitri Medvediev, këmbimi i mendimeve ishte shumë produktiv, i interesuar dhe emocional. Pikërisht në bisedime të tilla dhe lindin rrugëzgjidhjet kompromise të problemeve, — mendon Lideri rus. Medvediev i uroi pjesëmarrësit e takimit me rastin e 10 vjetorit të Shtetit të Bashkuar, që kremtohet këto ditë. Marrëdhëniet e Moskës dhe Minskut gjatë kësaj kohe kanë avancuar në shumë sfera, në veçanti, në atë të politikës ekonomike dhe doganore, — vuri në dukje Presidenti rus. “Ekonomitë tona, sigurisht, që kanë ndryshuar. Edhe kushtet e jetesës kanë ndryshuar. Por edhe shkalla e integrimit është bërë në mënyrë të qenësishme tjetër. Kjo na lejon neve të avancojmë edhe në planin dypalësh, na krijon mundësinë të arrijmë në marrëveshje themelore, të tilla, sip.sh., marrëveshja për krijimin e hapësirës unike doganore”, tha Dimitri Medvediev. Lideri bjellorus pajtohet plotësisht me një vlerësim të tillë. Aleksandër Llukashenko theksoi, se midis Moskës dhe Minskut janë krijuar marrëdhënie të veçanta: “Praktikisht u arritën të zgjidhen problemet që kanë të bëjnë me garantimin e të drejtave të barabarta të bjellorusëve në Rusi dhe rusëve në Bjellorusi-për pjesëmarrje në veprimtarinë ekonomike, marrjen e arsimit, ndihmës mjekësore, blerjen e pasurisë së patundshme, punësimin, pagesën e punës, lirinë e qarkullimit, zgjedhjen e vendit të qendrimit dhe të banimit. Dhe duhet të pajtoheni në këtë rast me mendimin, se jo me çdo shtet Rusia dhe Bjellorusia kanë kushte të tilla për jetesën e shtetasve tanë”, u shpreh Lideri bjellorus. Siç u bë e qartë, në negociatat e veta Dimitri Medvediev dhe Aleksandër Llukashenko morën vendimin principial në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e naftës. Lideri rus sqaroi vetëm, se formati i ri nuk do të krijojë vështirësi për Minskun dhe do ta bëjë më bashkëkohor atë. Kurse hollësitë do ti bëjnë më vonë publike kryeministrat e dy vendeve. Medvediev u njoftoi gjithashtu pjesëmarrësve të Këshillit, se dokumentet e nënshkruara më parë, që kanë të bëjnë me zhvillimin e Shtetit të Bashkuar, ai tashmë i drejtoi për shqyrtim në Dumën Shtetërore. Në këtë paketë, në veçanti, është edhe marrëveshja mbi bashkëpunimin tekniko-ushtarak dhe ajo që ka të bëjë me Bashkimin Doganor. Presidenti i Rusisë shpreson shumë, se parlamentet e të dy vendeve do ti ratifikojnë ato në afate shumë të shkurtra kohore.