Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian (BE) liderët e MPJ-ve të 27 vendeve të Komunitetit nuk u lejuan të merrnin pjesë në samitin e BE, i cili u hap në Bruksel. Sipas normave të Traktatit të Lisbonës, i cili hyri në fuqi që më datën 1 dhjetor, që këtej e tutje krerët e MPJ-ve nuk do të marrin më pjesë në mbledhjet e Organit më të lartë të BE-së - Këshillit Europian, në të cilin hyjnë kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së. “Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, marrëdhëniet midis vendeve të BE-së nuk konsiderohen më si marrëdhënie politike të jashtme ”, kështu e komentoi përjashtimin e ministrave nga lista e pjesëmarrësve të samitit Kreu i MPJ të Suedisë, vendit kryesues aktual në BE, Carl Bildt.