Sistemi i reagimit operativ gjatë situatave emergjente mbi bazë të sistemit satelitor të navigacionit global ERA mund të lançohet në territorin e Rusisë në vitin 2013. Për këtë u njoftoi gazetarëve konstruktori i përgjithshëm i sistemit GLONASS Jurij Urliçiç. Sipas fjalëve të tij, aplikimi eksperimental i këtij sistemi filloi që këtë vit. Nga viti 2012 planifikohet lançimi i pjesshëm i tij. Sistemi i ri do të krijojë mundësinë e vëzhgimit të aksidenteve rrugore dhe reagimin operativ ndaj tyre.