Barak Obama u dekorua me çmimin botëror Nobel për vitin 2009. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në urimin drejtuar homologut të tij amerikan u shpreh se, dekorimi me çmimin Nobel i Barak Obamës do të shërbejë si stimul suplementar për punën e përbashkët të Federatës Ruse dhe SHBA në lidhje me avancimin e iniciativave principialisht të rëndësishme për sigurinë globale si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane mbi bazë të parimeve të barazisë, respektit reciprok dhe marrjes parasysh të interesave të njëri tjetrit për të mirën e paqes së përgjithshme dhe stabilitetit.