Nuk mund të thuhet se takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve të BE me partnerët nga “Partneriteti Lindor” u ndodh në qendër të vemendjes së shtypit. Bile ndodhi krejtësisht e kundërta. Njoftimet mbi atë, se çfarë vendimesh morën ministrat, deri në mbrëmje vonë nuk figuruan në edicionet e lajmeve apo faqet e gazetave. Ndërkohë që paraprakisht u shpall: se do të nxirren përfundimet e para të iniciativës që bëri kaq zhurmë e bujë. Dhe ç’doli si përfundim? Me këtë pyetje ne iu drejtuam ekspertit rus për çështjet e integrimit europian Juri Borko: “Unë nuk e di se ç’përfundime mund të nxirren, sepse vetëm në maj filloi ekzistencën e vet ky “Partneritet Lindor”. Po a mund të quhet vallë konkluzion i punës së bërë nga ai gatishmëria e shprehur për të nënshkruar marrëveshjen mbi asociimin, që ju dëgjuat nga Brukseli? Në një farë mase-po. Vetëm se dua t’ju kujtoj, në këtë rast, skandalin që plasi në samitin Ukrainë-BE. Tentativa për të nënshkruar në Kiev marrëveshjen analogjike dështoi me turp atje. Drejtuesit e BE për herë të parë iu drejtuan me një kritikë të ashpër autoriteteve ukrainase për dështimin e reformave në vend dhe për mosveprim në çështjen e modernizimit të sistemit transportues të gazit, gjë kjo që e shqetëson në mënyrë të veçantë Europën. Dhe zor se për një kohë kaq të shkurtër pas samitit Ukraina arriti të “piqet” për marrëveshjen e asociimit… Le të marrim e të analizojmë situatën e krijuar rreth Bjellorusisë. Deri në tetor të vitit të ardhshëm asaj i zgjatën afatin për anulimin e ndalimit të hyrjes së Llukashenkos dhe ministrave të tij në Europë. Por gjatë kësaj shtuan: ne po i anulojmë sanksionet e vendosura për ndalimin e hyrjes me shpresë të arritjes së progresit në demokratizimin e vendit. Por, për ironi të fatit, pikërisht në ditën e takimit ministror në Bruksel Kreu i Parlamentit Europian Jerzy Karol Buzek shprehu publikisht shqetësim të madh në lidhje me përndjekjet e opozitës në Bjellorusi… BE detyrohet të mbyllë shpesh herë sytë ndaj, si i thonë fjalës, “dobësive të vogla” të partnerëve të rinj. Sepse është si tepër tërheqëse, joshëse vetë ideja e fytjes në fushën e vet të 6 ish republikave sovjetike. Vërtet, kur puna shkon deri tek paratë, atëhere sytë e tij “hapen mirë”. Për realizimin e projektit të “Partneritetit Lindor” Brukseli caktoi vetëm… 600 mijë euro. Dhe këto mjete financiare duhet të shpenzohen edhe për liberalizimin e regjimit të vizave, edhe për forcimin e instituteve shtetërore, edhe për ushtrimin e kontrolli në zonat kufitare, edhe për dhënien e ndihmës kompanive të vogla. Ndërkohë që partnerët e vegjël shquhen për oreks fort të madh. Të gjithë ëndërrojnë për krijimin e zonës së tregtisë së lirë. Kurse Ukraina, p.sh., i kërkon BE të financojë përmirësimin e gjendjes social-ekonomike në Krime dhe shndërrimi e Sevastopolit në qendër ndërkombëtare turizmi: “Duke gjykuar nga përmasat e financimit, mund të thuhet, se projekti është modest. Gradualisht europianët, sigurisht, që do të fillojnë të përmirësojnë situatën ekonomike, politike dhe sociale të pjesëmarrësve të programit “Partneriteti Lindor”, megjithëse atyre tani nuk u mjaftojnë për vete mjetet financiare. Europianëve u duhet të shëndoshin ekonominë e vet, ndër të tjera, edhe ekonomitë e anëtarëve të rinj të BE, mbi të cilët kriza goditi në mënyrën më të pamëshirshme. 600 milionë euro nuk janë ndonjë shumë fort e madhe. Por edhe për përfitimin e saj do të duhet të derdhet djersë e të bëhen sakrifica: të përshtaten legjislacionet e vendeve në përputhje të plotë me ligjet e BE, të njihen vendimet e gjykatës ndërkombëtare, të ndërtohet demokracia e zhvilluar, e avancuar, të luftohet korrupsioni i tërbuar. Ky është program për dhjetëvjeçarë të tërë…”, thotë Juri Borko. Mos vallë pikërisht për këtë arsye Rusia dhe refuzoi pjesëmarrjen e vet në programin “Partneriteti Lindor”? Ndërsa tani, ja, po humbet fqinjët e saj gjeopolitikë. “Kur në vitin 2003 paraqitën progami “Partneriteti Lindor”, Rusinë e ftuan për pjesëmarrje në të. Por ne e refuzuam këtë propozim, sikur, gjoja, s’keni përse të na krahasoni ne me të tjerët. Dhe pas kësaj nuk pati më propozim të përsëritur në adresën tonë. Me sa duket nga të gjitha, në BE nuk duan të ndeshen sërish me kundërshtim nga ana e Rusisë. Megjithëse “Partneriteti Lindor” parashikon pjesëmarrjen në projekt edhe të vendeve të tjera. Në mënyrë të pa afishuar kihen parasysh 2 shtete-Turqia (për forcë të fqinjësisë së saj me republikat kaukaziane) dhe, vetëkuptohet, Rusia. Bile do të thoja më tepër. Që prej shumë kohësh po zhvillohet puna për afrimin e legjislacioneve rus dhe ndërkombëtar. Dhe në këtë lëmë është arritur një avancim jashtëzakonisht i madh. Një gjë e tillë është plotësisht e kuptueshme: 50% e tregtisë sonë i bie të realizohet me Europën. Kështu që ne jemi të destinuar për partneritet. Meqë ra fjala, sapo u bë e ditur: BE i caktoi Rusisë 3 milionë euro për përsosjen e sistemit gjyqësor. Unë, njihem personalisht me njërin nga juristët më të autoritetshëm botërorë në sferën e ekologjisë Fred Kelerman, i cili na ka dhënë ndihmë ne në përpunimin e legjislacionit përkatës. Të gjitha këto do të duhet ti bëjnë edhe vendet që hyjnë në “Partneritetin Lindor”. Ne tashmë kemi hyrë në rrugën drejt krijimit të hapësirës së përbashkët ekonomike. Po ecim drejt së njëjtës rrugë. Dhe nuk kanë se ku të shkojnë nga ne ish vëllezërit tanë të Bashkimit Sovjetik. E si mund të shkëpusin lidhjet ekonomike me ne, të themi, po ajo Bjellorusi, Ukrainë, Armeni, Azerbajxhan? Bile dhe Gjeorgjia, mund të them. Dhe përsiatjet mbi rreziqet që përbën “Partneriteti Lindor për Rusinë, për mendimin tim, nuk janë gjë tjetër veçse, thjesht, “gogola” gjeopolitikë frikësues, fantazma të së kaluarës…”, konkludon Juri Borko.